“Ke kryer marrëdhënie me Ilnisën në Big Brother”, Meriton Mjekiqi reagon i habitur

Banorët në Big Brother VIP Albania 3 kanë pasur detyrë që të shkruajnë nga një koment për të tjerët.

Në dhomën e rrëfimit dhe pa zbuluar se kush – kujt ia ka drejtuar pyetjen, ata më pas kanë lexuar në dhomën e ndenjes kur ishin të gjithë, duke iu përgjigjur atyre.

“Meriton, pse trembesh nga Jetmiri në dush, kur ti ke bërë seks në Big Brother me Ilnisën”, ka qenë një koment që iu bë prezantuesit nga Kosova.

“Nuk jam trembur prej Jetmirit, më trego ditën, orën kur kemi kryer marrëdhënie”, u shpreh ai.

Moderatori theksoi: “E para është një krahasim i kotë, të vijë turp, e shpifur dhe turp”.

Meritoni dhe Ilnisa ndryshe po shijojnë një lidhje dashurie në BBVA.

 


Shtuar 11.03.2024 18:29