Enca “ironizon” kopertinën e albumit të Dafina Zeqirit, reagon këngëtarja (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar para disa ditësh imazhet e koopertinës së albumit, të saj më të ri, “Dafinë Moj”.

Ajo shfaqet në një fushë me dele, teksa mban në duar një qengj të vogël. Koncepti i fotografisë bazohet në dashurinë që çdo nënë ka për fëmijën e saj.

Mirëpo, duket se përveç fansave kjo foto është pëlqyer shumë edhe nga emra të njohur të skenës. Më e fundit është Enca, e cila ka publikuar në InstaStory një foto, ku shfaqet duke pozuar me një qengj në krah, pak a shumë në të njëjtin pozicion si Dafina në koopertinën e albumit.

“Foto për albumin tim ‘Encë moj’”, ka shkruar Enca me shaka përmbi foto dhe ka etiketuar Dafinën.

Foton e ka shpërndarë edhe Dafina e cila patjeter e ka marrë me shumë sportivitet.

 


Shtuar 29.08.2021 09:16