Çifti më i ri në showbiz? Çfarë bënë Evi Reçi dhe Kledi Hysa që të gjithë mendojnë se janë në një lidhje (FOTO LAJM)

Mesa duket çifti më i ri i showbizit sapo është krijuar.. e kemi fjalën për Evi Reçin dhe Kledi Hysën.

Kledi Hysa pas daljes nga “Big Brother” është folur për marrëdhënie të ndryshme dashurie ndonëse vet nuk ka pranuar asgjë, ndërkohë nga ana tjetër këngëtarja Evi Reçi ka qenë gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës private.

Burime pranë Kryefjala.com zbuluan se Evi dhe Kledi janë në një marrëdhënie dashurie. Këtë gjë e tregojnë më së miri edhe postimet e tyre në Instagram, ku Kledi dhe Evi kanë qenë në disa vende njëkohësisht.

Mbetet për t’u parë nëse vetë dyshja do të reagojë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për ta..