Erion Braçe bën apel: Njerëz hapni sytë, në axchange po japin euro fallso

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka apeluar qytetarët shqiptarë të kenë kujdes kur shkojnë në axchange për të thyer lekët, pasi po japin euro false.

Ai shton gjithashtu si pikat e këmbimit valutor po pastrojnë gjithashtu lekët e krimit.

“Deri atehere nje thirrje kam; njerez hapni syte, ne exchange ka euro fallso, ju japin euro fallso!Per shtetin nje te vertete kam; nje pjese e exchange jane kthyer ne depozita te cash te organizatave kriminale; kriptomonedhat po perdoren per pastrimin e tyre”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Njerez hapni syte: Nje det me euro fallso po mbyt! Nje sistem kriminal me  euro fallso po mbyt! Krimi ne sistem edhe me  kriptomonedha! Javen e shkuar, ne komisionin e ekonomise ne Kuvend, ishte dita e raportimit te AMF; me pas edhe dita e Bankes se Shqiperise.

Fola qarte-njeri aty thote qe une bertas dhe ai eshte ne hall te madh se i thone pse me le mua te flas, per aktivitetin e paligjshem te kriptomonedhave dhe aktivitetin kriminal te pastrimit te parave te krimit te organizuar dhe korrupsionit, permes kriptomonedhave.

Dy dite me pare, Fiks Fare ne #topchannel, pubkikoi investigimin e tij qe provon qarte jo vetem kaq sa thashe, por edhe nje xhiro maramendese te futjes ne sistem te eurove fallso; nje det i madh me euro fallso!

Kur ketu nuk degjon me kush, kur ketu institucionet BEJNE PAS me fjaline “ne kontrollojme vetem aktivitetin e licensuar; licensa nuk kemi dhene”, re flasesh e flasesh, denoncosh, kallezosh mbetet nje beteje e veshtire.

Une do vijoj ta bej pavaresisht kush shqetesohet nga ajo qe them; thjesht eshte e verteta!

Deri atehere nje thirrje kam; njerez hapni syte, ne exchange ka euro fallso, ju japin euro fallso!

Per shtetin nje te vertete kam; nje pjese e exchange jane kthyer ne depozita te cash te organizatave kriminale; kriptomonedhat po perdoren per pastrimin e tyre!