Armina Mevlani flet për Shkëlzenin: Do të doja t’i kishte ngjarë më shumë Sali Berishës

Blogerja e njohur Armina Mevlani e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka folur për partnerin e saj Shkëlzen Berisha dhe prindërit e tij, Liri dhe Sali Berisha.

Armina tregoi se Shkëlzeni ka marrë më shumë nga ana e mamasë së tij, por do të donte që partneri të kishte pak më shumë karakterin e ish-kryeministrit Berisha.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi.

Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.

Sa i përket një detaji rreth marrëdhënies së saj me Shkëlzenin, Armina tregoi se është shumë romantike.

“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që ti ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund ti bësh një dedikim me shkrim”, tha ajo.

Shtuar 25.01.2022 20:06