Alina Hamba kurorëzon martesën me biznesmenin turk në një ceremoni madhështore në Waldorf Astoria

Alina Hamba, ish-avokatja e Donald Trump dhe ish-avokatja në detyrë e New Jersey-t, është martuar me Turhan Mildon, biznesmenin turk dhe drejtuesin e Miller Holding, kompani me aktivitet në energji, ndërtim dhe miniera.

Dasma u mbajt në hotelin e famshëm Waldorf Astoria në Manhattan, në një sallë të katit të katërt, e cila ishte zbukuruar me lule qershie dhe qindra trëndafila të kuq, raportoi New York Post.

Të lidhura

None found

Një organizator i njohur eventesh vlerësoi se vetëm shpenzimet për marrjen me qira të sallës, muzikën dhe dekorin mund të kenë kaluar 1 milion dollarë. Në këtë shumë nuk përfshihen kostot e dhomave për të ftuarit dhe përdorimi i ambienteve të tjera të hotelit.

Organizimi i ceremonisë përfundoi brenda vetëm tre muajve, me mbështetjen e dy planifikuesve të njohur të dasmave nga Palm Beach. Çifti kishte menduar fillimisht që ceremonia të zhvillohej në hotelin historik Plaza, por mungesa e një date të lirë i detyroi të ndryshonin vendndodhjen.

Mes të pranishmëve ishin zyrtarë të administratës Trump dhe emra të njohur të skenës politike në Uashington. Në listën e të ftuarve bënin pjesë Margot Martin, asistente speciale dhe këshilltare për komunikim e presidentit amerikan, drejtori i FBI-së Cass Patel dhe Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Todd Blanch.

Ceremonia tërhoqi gjithashtu legjendën e boksit, Mike Tyson. Donald Trump mungoi në pritjen martesore, pasi ndodhej në Knoxville, Tennessee, për të ndjekur një ndeshje futbolli universitar.

Lidhja mes Hambës, 42 vjeç, dhe Mildon, 29 vjeç, u bë publike në prill. Në atë kohë, ata u shfaqën së bashku në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Çifti u fotografua më pas edhe në një aktivitet privat të zhvilluar në një klub në Uashington, gjatë festimeve të 4 Korrikut.


Shtuar më 27.09.2026 22:27

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisfixbetholiganbetmarsbahisholiganbetcasibomsekabetcasibombahsegel