VMRO-DPMNE-ja dyshon se një ekip i dërguar nga Ministria e Jashtme ndodhet në Sofje për të negociuar mbi propozimin francez. Nga partia e Hristijan Mickoskit kërkojnë më shumë informata dhe pse një veprim i tillë mbahet larg syve të opinionit.
“A ka sot ekip nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë i cili është dërguar në Bullgari për të biseduar mbi propozimin francez. A është e vërtetë që ky ekip sot negocion që propozimi të vendoset në protokollin për në BE? A nënkupton se me këtë heshtje ekipi i MPJ-së po e harton të ardhmen e errët për shtetin larg syve të opinionit ku edhe po i mban negociatat në Sofje?”, u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë LSDM-ja akuzoi kreun e opozitës se përmes lajmeve të rreme po tenton të rrënon pozicionet shtetërore me qëllim që vendi të mos siguron datën për negociata me BE-në.
“Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja gënjyen se me zgjidhjen e çështjes më Bullgarinë do të rrezikohet identiteti dh gjuha. E frikuan opinionin se populli do të asimilohet ndërsa shteti do të bullgarizohet. Me këtë qasje të turpshme, Mickoski tentoi t’i shkatërron pozicionet shtetërore dhe interesat kombëtare”, theksoi Martin Kostovski, Deputet i LSDM-së.
Nga kabineti i ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani informuan se shefi i diplomacisë ka zhvilluar bisedë telefonike me përfaqësues të kabinetit të presidentit francez nga ku i kanë përsëritur qëndrimin se deklarata ishte gabim pa dashje dhe se Franca respekton emrin kushtetues të Maqedonisë së Veriut dhe fusnotat përkatëse me të cilat është njohur në OKB. Komunikimi vjen pas deklaratës së presidentit francez në kuadër të Samitit të Brukselit i cili qytetarëve të Maqedonisë së Veriut iu referua me “maqedono-veriorë”./Alsat.mk