Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Ish-deputeti Arben Malaj ka reaguar ndaj kërkesës së kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i cili i kërkoi deputetes Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin.

Sipas Malajt, Partia Socialiste nuk disponon asnjë instrument ligjor për t’ia hequr mandatin Koçekut, pasi ajo mbrohet nga Kushtetuta. Ai shprehet se debati i hapur lidhet me përplasjen mes moralit të partisë dhe atij të vetë deputetes, e cila ka deklaruar se elektorati është tradhtuar nga Partia Socialiste.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Malaj thotë se “Rilindja” po zbulon fytyrën e saj reale si një organizim politik pa integritet dhe me një mendësi që krijon armiq çdo ditë. Ai shton se vetëm në struktura me rregulla mafioze duhet të mendosh dy herë kur largohesh papritur prej tyre.

Po ashtu, Malaj deklaron se “rilindasit” nuk godasin më me armë, por përmes sulmeve agresive, përçmuese dhe digjitale, të cilat, sipas tij, janë edhe më të rënda se një “vdekje e ëmbël politike”.

Sipas tij, deputetja ka plotësisht të drejtë, pasi Komisioni i Venecias dhe Kushtetuta përcaktojnë qartë se, në planin kushtetues, mandati është vetëm individual.

Malaj e cilëson këtë si një prej debateve më të forta dhe më të përsëritura në të drejtën kushtetuese dhe në etikën politike, sidomos në sistemet zgjedhore me lista të mbyllura, ku qytetarët votojnë kryesisht logon e partisë dhe jo drejtpërdrejt kandidatin.

Sipas tij, përplasja zhvillohet mes dy parimeve kryesore, ku ndahen argumenti ligjor dhe ai moral.

Nga këndvështrimi ligjor dhe kushtetues, Malaj thekson se drejtuesit e partisë nuk kanë asnjë mekanizëm juridik për t’ia hequr mandatin deputetes.

Ai sjell në vëmendje parimin e mandatit të lirë, duke theksuar se Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 74, si edhe parimet e Komisionit të Venecias, sanksionojnë se mandati i deputetit është i lirë dhe jo përfaqësues, pra imperativ.

Sipas këtij parimi, deputeti përfaqëson popullin dhe jo thjesht partinë që e ka vendosur në listë.

Malaj nënvizon se ky mekanizëm kushtetues ekziston pikërisht për të mos i kthyer deputetët në “skllevër” të vullnetit të kryetarit të partisë.

Nëse një deputet arrin në përfundimin se partia po shkel premtimet e saj, Kushtetuta, sipas tij, i jep të drejtën të veprojë dhe të votojë sipas ndërgjegjes, pa rrezikuar që mandati t’i merret nga partia.

Në planin moral të partisë, Malaj shpjegon se kërkesa për dorëzimin e mandatit mbështetet te logjika e sistemit me lista të mbyllura.

Ai argumenton se, në një listë të mbyllur, deputetja nuk ka konkurruar me emrin e saj për të marrë vota parapëlqyese nga qytetarët, pasi votat janë dhënë për programin, kryetarin dhe logon e Partisë Socialiste.

Në këtë prizëm, partia pretendon se mandati është rezultat i strukturave, financimit, fushatës dhe propagandës së gjithë organizatës. Për këtë arsye, largimi duke mbajtur mandatin shihet prej saj si “vjedhje” e votës së socialistëve që kanë votuar partinë dhe jo individin.

Megjithatë, Malaj vëren se edhe deputetja ka një argument moral po aq të fortë për ta mbajtur mandatin.

Sipas tij, nëse partia ka braktisur premtimet elektorale me të cilat ka marrë votat, deputetja mund të pretendojë se po qëndron në parlament pikërisht për t’u qëndruar besnike atyre premtimeve si e pavarur.

Ai e paraqet këtë si një mbrojtje të kontratës sociale, duke theksuar se dorëzimi i mandatit do të sillte zëvendësimin e saj me manekinin e radhës nga lista e partisë, i cili do të votonte verbërisht shkeljen e premtimeve.

Në këtë rast, sipas Malajt, mbajtja e mandatit përbën një akt rezistence dhe mbrojtjeje ndaj qytetarëve që janë gënjyer nga programi zyrtar.

Edhe pse drejtuesit e partisë, sipas tij, do ta etiketojnë moralisht si “tradhti” apo “pavarësi të pamerituar” për shkak të listës së mbyllur, Malaj thekson se Kushtetuta dhe e drejta parlamentare e mbrojnë deputeten.

Nëse partia ka devijuar nga premtimet e saj, ai vlerëson se vendimi i Koçekut për të dalë e pavarur është në përputhje me thelbin e misionit të deputetit: të jetë përfaqësues i popullit dhe i ndërgjegjes së vet, jo thjesht një numër në kartonin e kryetarit.


Shtuar 29.06.2026 18:17

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet