Sali: Kuvendi ka rol kyç në integrimin evropian dhe në mbikëqyrjen e reformave

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në Shkup në Konferencën e Tretë Parlamentare të Nivelit të Lartë, ku u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e mbikëqyrjes parlamentare në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Sali tha se rikthimi i zgjerimit në agjendën strategjike të Evropës krijon një mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë ndryshimet dhe zotimet politike t’i kthejnë në rezultate konkrete e të matshme.

Ai theksoi se procesi i integrimit nuk mund të mbështetet vetëm te veprimet e qeverive. Sipas tij, pjesëmarrja e Kuvendit është e domosdoshme për t’i dhënë procesit legjitimitet demokratik, qëndrueshmëri dhe besueshmëri.

Sali u shpreh se kontrolli parlamentar duhet të shërbejë për të ndjekur zbatimin e reformave, për të garantuar transparencën dhe për të forcuar llogaridhënien e institucioneve. Kuvendi, sipas tij, duhet të monitorojë angazhimet reformuese, të evidentojë vonesat dhe t’u kërkojë institucioneve rezultate të prekshme.

Ministri vlerësoi si të rëndësishëm edhe ndërtimin e një konsensusi të gjerë politik për integrimin evropian. Ai nënvizoi se orientimi evropian i vendit duhet të qëndrojë mbi ciklet zgjedhore dhe interesat partiake.

Në konferencë u trajtua gjithashtu roli i bashkëpunimit mes parlamenteve të Ballkanit Perëndimor dhe i diplomacisë parlamentare në krijimin e besimit, ndarjen e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Sali deklaroi se Ministria për Çështje Evropiane mbetet e angazhuar për një bashkëpunim transparent dhe të strukturuar me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian do të jetë më e fuqishme kur mbështetet nga Kuvende të fuqizuara, institucione të përgjegjshme dhe qytetarë të mirëinformuar”, tha Sali.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet