Kurti kërkon marrëveshje politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

Pas pezullimit të seancës konstituive, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u bëri thirrje partive politike të arrijnë dakordim për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Të lidhura

None found

Kurti deklaroi se zgjedhja e Albulena Haxhiut në postin e kryetares së Kuvendit shënoi nisjen e procesit të konstituimit të legjislaturës së 11-të. Sipas tij, për përmbylljen e këtij procesi duhet të zgjidhen edhe nënkryetarët.

Ai bëri të ditur se ka qenë në komunikim me kryetarin e LDK-së dhe se i ka shkruar edhe kryetarit të PDK-së, me qëllim organizimin e një takimi dhe arritjen e një marrëveshjeje për përzgjedhjen e nënkryetarëve.

“Fillimisht u zgjodh Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit të legjislaturës së 11-të, duke i dhënë kështu start konstituimit të Kuvendit. Që ky proces të përfundojë me sukses të plotë, duhet të zgjedhim edhe nënkryetarët, ndërsa për këtë nevojitet dakordim”, tha Kurti.

Ai shtoi se palët duhet të tregohen pozitive dhe konstruktive, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet, të formohet shpejt qeveria dhe të kalohet më pas te zgjedhja e presidentit, me synimin për të shmangur zgjedhjet e reja.


Shtuar 9.09.2026 14:49

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet