Në Shkup, pacientët me kancer presin deri në 12 orë për të marrë terapinë

Në Klinikën Universitare të Radiologjisë dhe Onkologjisë në Shkup, pacientët me kancer vijojnë të përballen me vonesa të gjata për marrjen e terapisë, ndërsa ngarkesa e madhe mbi sistemin po e vështirëson edhe më shumë situatën e tyre.

Meqenëse radioterapia ofrohet vetëm në kryeqytet, shumë të sëmurë udhëtojnë nga qytete të ndryshme të vendit drejt Shkupit. Sipas dëshmive të disa pacientëve, pritja për terapinë mund të zgjasë deri në 12 orë, ndërsa radhët krijohen që në orët e hershme të mëngjesit.

Të lidhura

None found

“Problemi nuk janë mjekët, por sistemi dhe mungesa e organizimit. Do të ishte shumë më mirë nëse do të hapeshin qendra edhe në pjesën lindore dhe perëndimore të vendit”, tha një paciente.

Edhe Shoqata për mbështetjen e pacientëve me kancer “EZRA” e konsideron alarmante gjendjen në sistemin shëndetësor. Drejtoresha ekzekutive e kësaj shoqate, Liridona Beqiri, nënvizoi se pritjet e gjata nuk lidhen vetëm me organizimin, por dëshmojnë dështimin e sistemit për të ofruar shërbime shëndetësore.

Nga ana tjetër, Enti Shtetëror i Revizionit ka propozuar decentralizimin e trajtimit onkologjik, për të ulur kohën e pritjes dhe për të lehtësuar pacientët që vijnë nga qytete të tjera.

Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Igor Stojkovski, vetëm gjatë vitit 2025 janë evidentuar rreth 5.500 raste të reja me kancer, ndërsa klinika kryen afërsisht 38.000 deri në 39.000 aplikime të terapive onkologjike çdo vit.


Shtuar 27.06.2026 12:21

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas