AAK shpreh gatishmëri për ngritjen e institucioneve, paraqet gjashtë kërkesa për qeverinë e ardhshme

Besnik Tahiri, deputet i zgjedhur nga AAK-ja, ka bërë të ditur se subjekti i tij është i gatshëm të japë mbështetje për formimin e institucioneve të reja, pa kërkuar pozita në ekzekutiv dhe pa kushtëzime që lidhen me interesa partiake.

Në një postim të publikuar në Facebook, ai ka nënvizuar se kërkesa e vetme e AAK-së është një marrëveshje publike, e mbështetur mbi gjashtë prioritete strategjike për zhvillimin e vendit.

Të lidhura

None found

“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar Tahiri.

Sipas platformës së bërë publike nga AAK-ja, kjo mbështetje për krijimin e institucioneve do të ofrohet edhe pa përfshirje në qeveri, në rast se ekzekutivi i ardhshëm pranon gjashtë kërkesat: miratimin e projektit të gazit amerikan si prioritet shtetëror, fillimin e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla nga 30 mijë në 100 mijë euro, përjashtimin nga tatimi në pronë të tokës së punuar për të nxitur prodhimin vendor, mbulimin e plotë financiar të projekteve rrugore kapitale që kanë mbetur pezull, si dhe themelimin e një fondi emergjent prej 800 milionë deri në 1 miliard euro për investime kapitale në Prishtinë.

Në fund të reagimit të tij, Tahiri ka theksuar se Aleanca tashmë e ka kryer pjesën e saj dhe se tani, sipas tij, është momenti që të merren vendime në interes të qytetarëve të Kosovës.


Shtuar 27.06.2026 12:20

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas