Një djalë u dhunua nga disa të mitur në oborrin e një shkolle fillore në Bit Pazar të Shkupit. Ngjarja u filmua me celular dhe videoja u shpërnda në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Sipas Ministrisë së Brendshme, sulmi ndodhi në mbrëmjen e 9 tetorit. Disa të mitur goditën djalin, ndërsa njëri prej tyre e njihte atë.
Një i mitur tjetër e regjistroi incidentin me telefon. Më 15 tetor, në orën 10:30, 43-vjeçari D.L. e raportoi rastin në SPB Shkup.
MPB bëri të ditur se po ndërmerren veprime për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat.







