Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar informacionin për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme. Sipas njoftimit të orës 17:00, në SUT janë paraqitur 5 persona: një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, një protestues dhe një kalimtar.
Efektivi i policisë mori trajtim dhe u largua nga spitali. Nga dy të miturit, njëri u trajtua dhe u largua, ndërsa tjetri po ekzaminohet. Gjendja shëndetësore e protestuesit dhe e kalimtarit është e mirë.
Të lidhura
None found






