Skender Llugiqi akuzohet pas thirrjes në Kuvend për pushkatimin e Ramush Haradinajt

Ndaj Skender Llugiqit është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale, e cila e ka dorëzuar atë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Çështja lidhet me thirrjen e tij në Kuvendin e Kosovës për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Të lidhura

None found

Dy veprat penale për të cilat dyshohet Llugiqi janë “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Aktakuza e vendos kanosjen ndaj R.H. në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 12.08.2026, rreth orës 14:00.

Në kohën kur u bë thirrja kundër Haradinajt, Llugiqi ishte mes mërgimtarëve që po vizitonin Kuvendin e Kosovës, i cili kishte hapur dyert për ta gjatë verës. Diskutimet ndërmjet vizitorëve mbi bllokadën politike të muajve të fundit kishin shkaktuar tensione në ambientet e Kuvendit.

Prokuroria pretendon gjithashtu në aktakuzë se, nga fillimi i muajit gusht deri më 12.08.2026, Llugiqi ka përdorur rrjetet sociale dhe veprimet publike për të nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarit. Sipas saj, këto veprime kanë kontribuar në cenimin e rendit dhe të sigurisë publike.


Shtuar më 16.10.2026 17:17