Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve bëri të ditur se më 9 korrik 2026 ka nisur pagesa e të drejtave sociale, e të drejtave të fëmijëve dhe e mbrojtjes civile për muajin qershor të këtij viti.
Të lidhura
None found
Qytetarët që i marrin këto përfitime financiare dhe kanë kartelë debitore, mund t’i tërheqin mjetet në bankomatet e bankave, t’i përdorin për pagesa pa para në dorë në rrjetin tregtar, si edhe përmes shërbimeve bankare elektronike dhe mobile.
Ndërkohë, përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela, duke filluar nga sot, mund t’i marrin mjetet e tyre në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave.
