Mbi 15 mijë nxënës regjistrohen në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, më shumë se 9 mijë vende mbesin bosh

Në shkollat e mesme publike në Maqedoninë e Veriut, gjatë dy afateve të regjistrimit për vitin shkollor 2026/2027, janë regjistruar gjithsej 15.705 nxënës. Pavarësisht kësaj, mbi 9.000 vende të shpallura në konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë mbetur ende të paplotësuara.

Këtë vit, konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës parashihte më shumë se 25.000 vende të lira në 109 shkolla të mesme publike në vend. Nga ky numër, mbi 17.000 vende ishin të destinuara për arsimin profesional, rreth 6.000 për gjimnazet dhe 570 për arsimin artistik.

Të lidhura

None found

Të dhënat zyrtare tregojnë se në afatin e parë të regjistrimit u pranuan 13.423 nxënës, ndërsa në afatin e dytë u regjistruan edhe 2.927 të tjerë. Nga totali i përgjithshëm, 11.171 nxënës do të vijojnë mësimin në gjuhën maqedonase, 4.241 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 14 në gjuhën serbe.

Interesimi më i madh i semimaturantëve ka qenë për arsimin profesional, ku janë regjistruar gjithsej 10.823 nxënës. Ndërkohë, 4.653 nxënës kanë zgjedhur gjimnazet, ndërsa 229 janë regjistruar në Akademinë e Sportit.

Për ata nxënës që kanë dorëzuar dokumentet në afatin e dytë, në rastet kur numri i kandidatëve është më i lartë se vendet e lira, testi klasifikues do të organizohet më 29 qershor. Po në të njëjtën ditë do të shpallen edhe rezultatet.


Shtuar 27.06.2026 13:00

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas