Para dy ditëve në llogarinë e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në New York– SHBA, kanë hyrë katër milionë euro nga shitja e pronës së përbashkët të ish-Jugosllavisë.
Me këto mjete, siç njoftoi Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, do të blehen objekte për misionin e RMV-së në SHBA.
“Këto mjete hynë në llogarinë e misionit tonë në New York, ndërkohë, qeveria miratoi vendimin që me këto mjete të blehet një objekt për misionin në New York dhe me pjesën tjetër edhe në rajon. MPJ ka marrë disa objekte nga rezidenca në Paris, Trieshtë, një pjesë të objektit në New Delhi, pjesë të objektit në Brazil, Kanberë dhe të gjithë po përpiqemi t`i vëmë në funksion në rrjetin tonë”, ka njoftuar Ministri Osmani.
Sipas tij mbetet të ndahen edhe objekte tjera të ish-Jugosllavisë nëpër vende të ndryshme, kurse në mesin e tyre edhe në Shqipëri dhe Rumani./alsat