LSDM ka drejtuar akuza ndaj ministres së Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, duke thënë se procesi i reformave që lidhen me BE-në ka mbetur në vend.
Të lidhura
None found
Sipas kësaj partie, ministrja e Financave flet për rishpërndarje të mjeteve evropiane drejt, siç thuhet, “udhëheqësve të reformave”.
Nga LSDM shtrojnë pyetjen se për cilat reforma bëhet fjalë.
A janë këto reformat për të cilat Mickoski kishte njoftuar se do të përfundonin deri më 1 qershor dhe për të cilat tani, sipas tyre, askush nuk flet më?
Po ashtu, ata pyesin nëse bëhet fjalë për reformat për të cilat ishte marrë një periudhë njëvjeçare mospagimi në vitin 2025, por që nuk u realizuan. Sipas LSDM-së, mbetet e paqartë çfarë po ndodh me afatet dhe çfarë është bërë me axhendën reformuese.
LSDM vlerëson se Maqedonia rrezikon të mbetet jashtë planit shtatëvjeçar të BE-së, pikërisht për shkak të dështimit në zbatimin e reformave. Në të njëjtën kohë, siç theksojnë ata, ministrja flet për “fondet më të mëdha” dhe e paraqet Maqedoninë si një nga vendet prijëse në reforma.
Për krahasim, LSDM thekson se Mali i Zi do të marrë 3.2 miliardë euro, ndërsa Maqedonia do të përfitojë 65.7 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së.
Sipas tyre, kjo nuk mund të paraqitet si “më e shumta”.
Nga LSDM rikujtojnë edhe një deklaratë të ministres, e cila disa muaj më parë kishte thënë se “gjysma e Evropës do të falimentojë” dhe se Maqedonia do të lulëzojë.
Po e njëjta ministre, shtojnë ata, ka pretenduar se vendi është “ekonomia e tretë në Evropë”, ndërkohë që, sipas tyre, nuk ka mjete as për rritjen e pagës minimale.
“Duket se Mickoski ua ka transmetuar ministrave të tij gënjeshtrat e veta. Ose ndoshta edhe ata kanë nisur t’i besojnë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
