LSDM: Ndryshimet e Mickoskit në qeveri janë vetëm fasadë e së njëjtës strukturë kriminale

LSDM ka reaguar ndaj emrave të rinj për ministra që Mickoski i paraqiti mbrëmjen e kaluar, duke e akuzuar atë se, në mungesë të rezultateve, po inskenon një teatër përmes rikonstruimit.

Të lidhura

None found

Sipas LSDM-së, nuk bëhet fjalë për reformë të Qeverisë, por për një ndërhyrje kozmetike mbi të njëjtën strukturë kriminale. Ata vlerësojnë se disa ministra vetëm sa po zhvendosen, disa figura të reja po futen në lojë, ndërsa njerëzit dhe sektorët kyç mbeten të pandryshuar. Siç theksojnë, punët e brendshme, mbrojtja, financat, punët e jashtme dhe arsimi vazhdojnë të mbeten në të njëjtat duar, ndërsa po lëvizen vetëm karriget për të krijuar idenë se po ndodh ndryshim.

Nga kjo parti thonë se kjo është mënyra e veprimit të Mickoskit në një moment kur, sipas tyre, ekonomia është në kolaps, buxheti është bosh, nuk ka para as për pensione dhe rruga evropiane është e bllokuar. Në këto rrethana, shtojnë ata, po serviret një “rikonstruim” vetëm për të larguar vëmendjen e opinionit. Sipas LSDM-së, nuk është ndërmarrë asnjë reformë serioze dhe nuk është zgjidhur asnjë nga problemet madhore që shqetësojnë qytetarët, por thjesht po ndahen sërish postet ministrore mes të njëjtëve persona dhe satelitëve të tyre.

LSDM vlerëson se Mickoski vetëm po i jep një pamje të re të njëjtit sistem kriminal, me qëllim që ta mbajë atë më gjatë në pushtet. Sipas tyre, kjo nuk përfaqëson ndryshim, por është një pranim se qeveria aktuale ka dështuar dhe, në vend të marrjes së përgjegjësisë, po vihet në skenë një tjetër teatër. Qytetarët, thonë nga LSDM, nuk kanë nevojë për emra të vjetër dhe të rinj në poste të vjetra e të reja, por për rezultate, të cilat, sipas tyre, mungojnë dhe nuk do të ketë sa kohë në krye të shtetit mbetet i njëjti grup i organizuar kriminal.


Shtuar 1.07.2026 10:15

Tags:
grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio