Ilir Selmani paraqitet në GJKKO nën masa të forta sigurie, SPAK kërkon të mbetet në fuqi dënimi me 28 vite burg

Këtë të mërkurë, ish-boksieri Ilir Selmani u dërgua nën masa të shtuara sigurie në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku ishte planifikuar të mbahej seanca për rigjykimin e dosjes së tij. Megjithatë, shqyrtimi nuk u zhvillua dhe u shty për një datë tjetër.

Gjatë seancës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi që të lihej në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, i cili e ka dënuar Selmanin me 28 vite burg.

Të lidhura

None found

Shtyrja e seancës në Apelin e GJKKO-së erdhi pasi mbrojtësit e Ilir Selmanit nuk kishin bërë gati konkluzionet përfundimtare. Në të njëjtën kohë, gjykata miratoi edhe kërkesën e tij për ndryshimin e vendbanimit, për shkak të kushteve të papërshtatshme në banesën ku ai po qëndron aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Aktualisht, Ilir Selmani ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi kanë përfunduar afatet ligjore të paraburgimit ndaj tij. Më herët, Gjykata e Lartë kishte vendosur prishjen e vendimit të Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Shkalla e Parë e ka shpallur fajtor Ilir Selmanin si pjesëtar të të ashtuquajturit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës organizoi dhe kreu ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko konsiderohej si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2022.

Ndërkohë, të hënën në mbrëmje, pranë banesës së Selmanit, e cila ruhet nga forca të shumta policie, u vu në pranga me armë Emiljano Nina, i konsideruar si person me lidhje të afërta me grupin e Ervis Martinajt. Pas këtij zhvillimi, hetuesit kanë ngritur dyshime se mund të ketë ekzistuar një plan për atentat hakmarrës.


Shtuar 1.07.2026 10:18

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio