LSDM-ja opozitare e akuzoi Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë për kompensimin e dëmeve të pësuara nga bujqit.
Të lidhura
None found
Partia bëri të ditur se stuhia ka shkatërruar shumë kultura bujqësore në Strumicë dhe në komuna të tjera, duke e bërë të pasigurt të ardhmen e familjeve që varen nga ky sektor.
Sipas LSDM-së, bujqit janë lënë të përballen të vetëm me pasojat.
“Me veprimet e saj, kjo Qeveri tregoi se bujqit nuk kanë rëndësi për të. Nuk është hera e parë që ata braktisen pikërisht kur gjenden në situatën më të vështirë. Subvencionet për bujqit u shkurtuan, në terren mbizotëron kaosi, çmimet e blerjes janë nënçmuese dhe plasmani mbetet i pasigurt. Bujqve nuk u duhet stuhi, sepse Qeveria e VMRO-së është stuhia më e fuqishme për ta dhe, si një cunami, e ka shkatërruar të gjithë sektorin. Kërkojmë që Qeveria të thërrasë seancë të jashtëzakonshme dhe të miratojë urgjentisht vendim për dëmshpërblim dhe ndihmë financiare për bujqit”, tha Tanja Ilijoska nga LSDM.
