Limani komenton garën në Bërvenicë: “Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit

Pas mbylljes së procesit zgjedhor në Bërvenicë, ku kryetari i komunës do të përcaktohet në raundin e dytë mes kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiji, dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, ka reaguar ish-ministri i Punëve Sociale dhe një nga ish-frontmenët e VLEN-it, Fatmir Limani, përcjell tetova1.

Të lidhura

None found

Nëpërmjet një postimi, Limani ka përdorur një gjuhë ironike, duke lënë të kuptohet se rezultati mund të ketë tronditur pritshmëritë e personave që e konsideronin veten të sigurt për nivelin e mbështetjes që kishin.

“TETORI Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit, për “sojin” që ndjente vet’mjaftueshmëri rradhësh. Ndryshojnë hesapet kur vet’pëlqehesh.. Dysh në njësh.. F. B. L.”, ka shkruar Limani.


Shtuar më 19.10.2026 10:36