Izet Mexhiti pret delegacionin arbëresh nga Vakarici në vizitën e parë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim me një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë, të udhëhequr nga kryetari Antonio Pomillo. Kjo ishte vizita e parë e përfaqësuesve të Vakaricit në Maqedoninë e Veriut.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy komunave, përfshirë mundësinë e binjakëzimit të Çairit me Vakaricin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore.

Mexhiti theksoi se arbëreshët dhe shqiptarët i bashkojnë historia, gjuha dhe trashëgimia e ruajtur brez pas brezi. Sipas tij, këto lidhje mund të marrin një dimension të ri përmes bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta.

Në takim u trajtuan gjithashtu çështje me rëndësi për komunitetin shqiptar në Shkup, ndër to përdorimi i emërtimeve shqip për rrugët në Çair dhe Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza”, i cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme për arsimin e lartë në gjuhën shqipe në vend.

Kryetari i Çairit e vlerësoi vizitën si një nisje pozitive për një bashkëpunim të mëtejshëm, që pritet të konkretizohet me iniciativa dhe projekte të përbashkëta mes dy komunave.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş