Lubonja: Protesta e 28 Nëntorit nuk krijoi përfaqësi të përbashkët, përçarja dhe të infiltruarit janë dobësi

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar mungesën e një strukture përfaqësuese të përbashkët si një nga dobësitë kryesore të protestës së zhvilluar më 28 Nëntor.

Në një intervistë për “News24”, ai tha se lëvizjet e ndryshme, që nga “Flamingot” dhe grupi “Bashkë” e deri te studentët, nuk arritën të bashkëpunonin dhe të dilnin me një përfaqësi të vetme. Sipas tij, studentët nuk e morën përsipër atë lëvizje, ndërsa shfaqja e disa partive studentore në drejtime të ndryshme e dobësoi më tej protestën.

Të lidhura

None found

Lubonja shprehu gjithashtu dyshime se në tubim mund të ketë pasur persona të infiltruar, duke përmendur edhe individët me maska që sulmuan. Ai tha se nuk e di se kush qëndron pas këtyre sulmeve, por vlerësoi se përçarja i shërben kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas tij, punon vetëm për ruajtjen e pushtetit.

Duke folur për situatën gjatë protestës, analisti e përshkroi atë si një skenë lufte, me forca policore të vendosura nga të gjitha anët. Ai theksoi se kërkesa paqësore e protestuesve nuk u mor parasysh dhe se pushteti zgjodhi të përgjigjej me forcë, duke shtuar armatimet dhe duke u mbështetur te kontrolli policor.

“Mu duk si situatë luftë, me policinë nga të gjitha anët. Kërkesa që i është bërë në mënyrë paqësore nuk është përfillur fare. Por ky thotë kam polici më të fortë, shtoj armatime dhe i sundoj. Këtu nuk kemi të bëjmë me një opozitë destabilizuese. Por një shesh edhe me njerëz që vijnë nga Diaspora, pra e shesh kushdo se si po qeveriset ky vend. Rama sigurisht që gjendet më i dobësuar. Forca e vërtetë nuk të vjen nga dhuna, por nga legjitimiteti dhe besueshmëria, por kjo dhunë represion që përdoret në këtë mënyrë ligjet që ka bërë është dobësim. Nuk e di kush janë ata që sulmojnë me maska. Kemi qenë, jo Flamingo, jo partia Bashkë, kanë qenë këta që i quajnë të mikrofonit, këta që bënin marshimin dhe që me njëri tjetrin nuk kishin bashkëpunim dhe nuk nxorën dot një përfaqësi. Pastaj erdhën studentët dhe nuk është se morën atë lëvizjen, dhe ndërkohë duhet të ishte në bashkësi. Dhe dalin tani ca parti studentësh andej këtej dhe në këtë aspekt është dobësi e protestës që vjen dhe për arsye se ka të infiltruar. Rama punon vetëm për pushtetin e tij. Ky boll t’i përçajë dhe ai të rrijë i qetë”, tha Lubonja.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetpusulabetdamabetjojobet