Protestat e zhvilluara sot në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për përshkallëzimin e situatës.
Media amerikane Fox News e ka pasqyruar situatën me titullin: “Protestat e dhunshme shpërthejnë në Shqipëri, protestuesit përplasen me policinë”.
Të lidhura
None found
Sipas raportimit, studentët po kërkojnë vazhdimin dhe intensifikimin e protestave në kryeqytet, ndërsa kërkesa e tyre është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Fox News nënvizon se demonstratat janë shoqëruar me përplasje ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë.
Largimi i kreut të qeverisë mbetet kërkesa kryesore e shprehur nga protestuesit.








