Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş.
Të lidhura
None found
Sipas Gashit, në takimin bilateral u rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht miqësore mes dy vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut vlerësoi partneritetin e qëndrueshëm me Turqinë dhe shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të tij, mbi bazën e besimit dhe respektit të ndërsjellë.







