Të dhënat e fundit të Eurostat për Maqedoninë e Veriut, të cilat i referohen vitit 2022, tregojnë se 15,4% e qytetarëve të vendit ishin obezë.
Të lidhura
None found
Në Bashkimin Evropian, në vitin 2025, 16,3% e personave mbi 18 vjeç kishin indeks të masës trupore (BMI) 30 ose më shumë, kriter ky që përcakton obezitetin.
Ndërkaq, 35,4% e të rriturve në BE rezultonin me BMI nga 25 deri në 30. Kjo do të thotë se, në total, mbi gjysma e popullsisë së Bashkimit Evropian ishte me mbipeshë, sipas Eurostatit.
Dallime vërehen edhe mes gjinive. Obeziteti te burrat arrinte në 17,4%, ndërsa te gratë në 15,3%. Për mbipeshën, përqindja ishte 41,9% te burrat dhe 29,3% te gratë.
Maltë kryeson listën për numrin më të madh të personave obezë, me më shumë se një të katërtën e popullsisë me mbipeshë. Në vijim renditen Lituania me 24,6% dhe Finlanda me 23,2%.
Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta të obezitetit u regjistruan në Itali, me 7,0%, në Greqi, me 12,8%, dhe në Rumani, me 12,9%.
