Dy persona dhunuan një 76-vjeçar në banesën e tij në Shkup dhe i grabitën paratë

Një banor 76-vjeçar i Shkupit, me inicialet K.P., i ka raportuar policisë se dy persona që i njihte e kanë sulmuar në shtëpinë e tij.

Gjatë ngjarjes, njëri prej tyre e ka goditur me kondakun e armës së zjarrit, ndërsa më pas të dy i kanë marrë një shumë parash.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, sulmi ndodhi më 31 tetor, rreth orës 21:15. Viktima e denoncoi rastin në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup më 1 nëntor, në orën 05:30.

Policia njofton se po ndërmerr veprime për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat.


Shtuar më 1.11.2026 16:40