Pesë ndeshjet e javës së gjashtë në Grupin A të Kategorisë së Dytë u zhvilluan sot, duke nisur në orën 13:30. Vllaznia B, kryesuese e grupit, mposhti Naftëtarin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Reshit Rusi” në Shkodër.
Golin vendimtar për shkodranët e shënoi Hotaj në minutën e 45-të. Fitorja më e thellë e ditës ishte ajo e Partizanit B, që mundi Veleçikun 7-0. Në listën e golashënuesve të ekipit kryeqytetas ishte edhe Rrok Toma.
Të lidhura
None found
Tërbuni fitoi 5-0 ndaj Eagle Football, ndërsa Lushnja dhe Basania ndanë pikët pas barazimit 2-2. Erzeni dhe Luzi i Vogël u mbyllën në shifrat 0-0.
Në renditjen e Grupit A, pas Vllaznisë B me pikë të plota vjen Gramshi me 16 pikë. Lushnja ka grumbulluar 13 pikë, ndërsa Partizani B renditet me 10.






