BDI thërret protestë në Tetovë për çështjen e emrave të rrugëve: Historia nuk fshihet

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së zhvilluar sonte me strukturat e partisë, është vendosur që të premten të organizohet protestë në Sheshin Iliria.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Rexhepi thekson se Komuna e Tetovës mban përgjegjësi si bashkautore për anulimin e emrave të rrugëve dhe shesheve.

Të lidhura

None found

“Sot, në mbledhjen e strukturave partiake të BDI – Dega Tetovë, në prani të liderit Ali Ahmeti, u vendos qartë: Tetova nuk do të heshtë përballë këtij akti poshtërues ndaj historisë, identitetit dhe dinjitetit të saj. Pas heshtjes së Komunës së Tetovës ndaj kërkesës sonë për seancë urgjente dhe pas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, ku dëshmohet se për gati një vit Komuna katër herë nuk i është përgjigjur kërkesave për dokumentacion, bëhet e qartë se kjo nuk është pakujdesi, por bashkëautorësi”.

Ai shton se, sipas tij, kjo çështje shkon përtej emërtimeve të rrugëve.

“Kjo nuk është vetëm çështje emrash rrugësh. Është tentativë për të mohuar Rilindasit, historinë, trashëgiminë dhe çdo të arritur shqiptare të ndërtuar me sakrificë në 20 vitet e fundit. Tetova është djepi i kulturës, arsimit dhe krenarisë shqiptare. Këtu kanë nisur dhe do të nisin lëvizjet që i çojnë shqiptarët përpara. Prandaj, nuk pranojmë të kthehemi pas dhe nuk pranojmë asgjë më pak se dinjitetin tonë të plotë”.

Rexhepi ka bërë thirrje që të premten, më 26 qershor, në ora 20:00, qytetarët të mblidhen në Sheshin Iliria dhe t’i bashkohen Marshit Protestues.

“Të premten, më 26 qershor, në ora 20:00, nga Sheshi Iliria, ftojmë çdo qytetar, çdo intelektual, çdo zë të lirë dhe çdo atdhetar, pa dallim bindjeje politike, të bashkohet në Marshin Protestues. Eja edhe ti. Zëri yt është zëri i Tetovës!”, ka shkruar Rexhepi.


Shtuar 24.06.2026 22:19

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetmeritkingpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetTimebetgalabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbettophillbetMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet