Çmimi i ulët në fermë dhe shitja e shtrenjtë në treg, fermerët e kastravecit në Elbasan ngrenë shqetësimin për fitimet minimale

Fermerët në zonën e Muriqanit po e tregtojnë kastravecin me vetëm 20 lekë të vjetra për kilogram, ndërkohë që i njëjti produkt në tregjet e vendit u shitet blerësve me një vlerë disa herë më të lartë.

Në periudhën kur prodhimi në sera ka arritur kulmin, ata e përshkruajnë situatën si mjaft të vështirë. Edhe pse prodhimi ka qenë i mirë, të ardhurat që sigurojnë nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet, ndërsa hendeku mes çmimit që marrin në fermë dhe atij që paguhet në treg mbetet i madh.

Të lidhura

None found

Fermeri Marsel Cani thotë: “Aktualisht çmimi është 20 lekë të vjetra. Edhe 20 lekë, edhe t’i sillesh mirë, s’ta merr. Fajin as vetë s’e di nga është. Njerëzit vetë e blejnë atje me 150 lekë në dyqan, nuk çohet të thotë pse është kaq. Tregtari ma merr me 20 lekë mua dhe e shet 50 lekë. Te tjetri shkon në 5 duar derisa të vejë te konsumatori”.

Sipas tij, fermerët janë pjesa më e pafavorizuar e gjithë zinxhirit të tregtimit, megjithëse mbi ta bien të gjitha kostot dhe puna e përditshme në terren.

“A jeni ju fermerët ata të cilët marrin gjithmonë më pak? Po, më shumë merr ai që rri në hije me kondicioner. Edhe ai ka lodhje, se çdo punë ka lodhje, por merr më shumë se unë që po rri gjithë ditën këtu. Kam ardhur që në 5 të mëngjesit dhe tani është ora 11, unë s’kam ikur akoma në shtëpi”, shprehet Cani.

Shpenzimet e larta për prodhimin, të kombinuara me çmimin e ulët të shitjes, po i shtyjnë shumë fermerë drejt problemeve financiare. Kësaj gjendjeje i shtohet edhe mungesa e krahut të punës, të cilën fermerët thonë se po e ndiejnë nga viti në vit gjithnjë e më shumë.

I pakënaqur me realitetin që po përjeton, fermeri shprehet se e konsideron veten tashmë të falimentuar dhe po mendon të largohet nga vendi.

“Unë po rri vetëm për inat, se dua të nxjerr lekët e mia. Përndryshe s’do të rrija fare. Por kam borxhe. Unë kam falimentuar, jo jam drejt falimentimit. Jam bërë shumë pishman. Do t’i marr kalamajtë dhe do të iki. Të paktën jam më i qetë andej”, thotë fermeri.

Edhe pse serat e Muriqanit dhe e gjithë zona bujqësore e Elbasanit vazhdojnë prodhimin, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje me politika konkrete dhe një treg më të drejtë, në mënyrë që puna e tyre të mos përfundojë në humbje dhe braktisje të bujqësisë.


Shtuar 24.06.2026 22:26

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetmeritkingpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetTimebetgalabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbettophillbetMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet