Bashkia e Shkupit ka njoftuar qytetarët se gjatë fundjavës së ardhshme, më 27.06.2026 (e shtunë) dhe 28.06.2026 (e diel), në orët e para të mëngjesit, do të realizohet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në territorin e Bashkisë së Shkupit.
Sipas njoftimit, në rast se kushtet atmosferike nuk e mundësojnë zhvillimin e dezinsektimit, procedura do të shtyhet për ditën pasuese, sapo të krijohen kushte të favorshme të motit, në të njëjtin orar.
Të lidhura
None found
Nga Bashkia e Shkupit u është bërë thirrje edhe bletarëve që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.
