Kërkesat ndaj Abdixhikut shtohen në LDK, Haziri paralajmëron se partia mund të përballet edhe me një ndarje të re

Rezultatet e dobëta në zgjedhjet e fundit kanë nxitur reagime të forta brenda LDK-së. Në një takim të përbashkët të Kryesisë së Degës në Lipjan me kryetarët e nëndegëve, është kërkuar dorëheqja e kryetarit të partisë, me arsyetimin se ky është një standard i domosdoshëm i përgjegjësisë politike dhe një akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë dhënë me votën e tyre.

I njëjti qëndrim është shfaqur edhe nga Dega e LDK-së në Pejë. Pas mbledhjes së Kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të zgjedhjeve të fundit, shumica e anëtarëve kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrje përgjegjësie nga lidershipi qendror për rezultatin e arritur.

Të lidhura

None found

Dalja publike e dy degëve të rëndësishme me kërkesa të tilla dëshmon se pakënaqësia ndaj udhëheqjes aktuale të partisë nuk është më një rast i veçuar, por po kthehet në një shqetësim serioz në strukturat e saj. Këto lëvizje sinjalizojnë se brenda LDK-së po shtohet nevoja për debat të hapur dhe për vendime që do të hapnin rrugë për një proces të ri politik dhe organizativ.

Për këtë çështje ka folur për “Bota sot” analisti politik Nexhat Haziri.

Ai e cilësoi të arsyeshme kërkesën për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut pas humbjeve të LDK-së, ndërsa afrimin me LVV-në e interpretoi si një përpjekje të tij për ta ruajtur pozitën në parti.

“Është shumë e kuptueshme dhe e domosdoshme kërkesa nga degët e LDK-së, si ajo e Pejës dhe Lipjanit, për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga drejtimi i partisë për shkak të rezultateve të dobëta të LDK-së në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare. Këto kërkesa natyrisht vijnë edhe si rezultat i mosgatishmërisë së z. Abdixhiku për të reflektuar dhe për të marrë përgjegjësinë për humbjet e vazhdueshme të LDK-së në zgjedhje, si dhe për dobësimin e rolit të saj në skenën politike kosovare.

Në vend të dorëheqjes, ai po kërkon shpëtimin duke iu vetafruar LVV-së për një koalicion në qeverinë e re të Albin Kurtit. Me këtë koalicion, ai shpreson ta mbajë peng LDK-në për interesa të tij personale dhe klanore”, u shpreh ai.

Sipas Hazirit, kriza e brendshme në LDK është në thellim e sipër dhe kapërcimi i saj mund të ndodhë vetëm përmes dorëheqjes së Lumir Abdixhikut dhe nisjes së një procesi të ri zgjedhor brenda partisë.

Ai vlerësoi gjithashtu se një koalicion me LVV-në nuk do ta shpëtonte LDK-në, por do t’u shërbente vetëm interesave të Abdixhikut dhe rrethit të tij.

“Kjo po ashtu tregon për thellimin e krizës së brendshme në LDK, e cila mund të evitohet vetëm me dorëheqjen e z. Abdixhiku nga drejtimi i partisë dhe me shkuarjen në një proces të brendshëm zgjedhor. Kërkesa për dorëheqjen e tij nga drejtimi i LDK-së do të shihet edhe në ditët në vazhdim nga degë të tjera, ndërsa çdo hap tjetër nga ana e Abdixhikut, apo çdo përpjekje e tij, përveç dorëheqjes, do ta thellojë edhe më tej krizën e brendshme në LDK. Madje, ekzistojnë gjasa që partia të goditet edhe nga një ndarje e re, gjë që do ta dërgonte përfundimisht në histori.

Si e tillë, LDK-në nuk e shpëton dot koalicioni me LVV-në. Ai mund t’ia zgjasë vuajtjen edhe për një kohë, por jo për shumë gjatë. Interes nga ky koalicion ka vetëm Lumir Abdixhiku dhe klani i tij, i cili, me sa shihet, po dëshiron ta mbajë peng LDK-në. Një gjë të tillë anëtarësia e kësaj partie nuk duhet t’ia lejojë”, përfundoi analisti Haziri për “Bota sot”.


Shtuar 24.06.2026 17:10

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş