Nis në Maqedoninë e Veriut misioni monitorues i WBIF, Bekim Sali kërkon zbatim më efikas dhe përfitime të prekshme për qytetarët

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur Misioni Monitorues i Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në kuadër të një takimi të nivelit të lartë të organizuar nga Ministria për Çështje Evropiane, ku morën pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare, ministrive resore dhe institucioneve zbatuese.

Në fjalën hyrëse, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, vlerësoi se WBIF vazhdon të jetë ndër mekanizmat më të rëndësishëm për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, forcimin e lidhshmërisë rajonale dhe shtyrjen përpara të integrimit evropian të vendit.

Të lidhura

None found

Sipas Saliut, puna e institucioneve nuk mbaron me sigurimin e mjeteve financiare, pasi treguesi real i suksesit mbetet zbatimi i projekteve. “Përgjegjësia jonë nuk përfundon me sigurimin e financimit. Matësi i vërtetë i suksesit është implementimi. Çdo projekt i realizuar do të thotë më shumë mundësi për qytetarët, ekonomi më konkurruese dhe standard më të lartë jetese”, theksoi ministri Sali.

Ai vuri në dukje gjithashtu se monitorimi duhet trajtuar si një mjet strategjik i qeverisjes, i cili ndihmon në zbulimin e hershëm të sfidave, mundëson koordinim më të efektshëm ndërinstitucional dhe mbështet vendimmarrjen e orientuar nga rezultatet.

Në takim u trajtuan edhe pengesat kryesore që shfaqen gjatë zbatimit të projekteve infrastrukturore, mes tyre kapacitetet e njësive implementuese, procedurat e prokurimit, ndryshimet në fushëveprimin e projekteve, koordinimi ndërmjet institucioneve, si dhe procedurat administrative për leje dhe miratime.

Po ashtu, Sali nënvizoi se Agjenda e Reformave dhe Instrumenti për Reforma dhe Rritje kanë vendosur një qasje më strategjike në planifikimin e investimeve, ndërsa në periudhën që vjen theksi duhet të vihet te rritja e efikasitetit në implementim dhe garantimi i rezultateve konkrete për qytetarët.

Pjesëmarrësit konfirmuan përkushtimin e tyre të përbashkët për të forcuar mekanizmat e monitorimit, për të ngritur kapacitetet institucionale dhe për të përshpejtuar zbatimin e projekteve strategjike që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Misioni Monitorues i WBIF do të vijojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme me takime tematike në sektorët e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor, si edhe me një vizitë në terren në projektin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Shkup.


Shtuar 24.06.2026 17:07

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş