Një këmbësor 72-vjeçar është lënduar rëndë pasi është përplasur nga një automjet në Prilep, ndërsa shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, më 07.09.2026, rreth orës 03:50, NJPB Prilep është informuar për aksidentin e ndodhur në bulevardin “Goce Dellçev”. Automjeti i udhëtarëve ka goditur këmbësorin N.T. (72) nga Prilepi, pas së cilës drejtuesi ka ikur.
Pasojat e përplasjes janë vlerësuar si lëndime të rënda trupore. I moshuari është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, ku edhe janë konstatuar dëmtimet.
Ekipi i NJPB Prilep ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit, ndërsa hetimet dhe masat për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë, bëri të ditur MPB.
