Lamine Yamal e priti me humor vendimin e Ousmane Dembele për të mos e renditur mes tre futbollistëve të tij të preferuar për “Topin e Artë”.
Të lidhura
None found
Ylli i Barcelonës nuk e mori personalisht zgjedhjen e sulmuesit të Paris Saint-Germainit dhe nënvizoi se raporti mes tyre vazhdon të jetë shumë i mirë.
“Ai është shoku i Kylian Mbappes, apo jo? Jam shumë i lumtur me sezonin që kam zhvilluar. Ndoshta, sa herë jemi përballur, kam bërë diçka që i ka bërë ata të mos më pëlqejnë! Dhe kjo është normale”.
“Megjithatë, marrëdhënia ime me Ousmanen është shumë e mirë dhe e kuptoj që ai mund të zgjedhë futbollistë të tjerë”.
Edhe pse Dembele nuk e përfshiu në tre emrat e tij kryesorë, 19-vjeçari beson se ajo që ka treguar në fushë gjatë këtij sezoni është e pamohueshme.
“Jam shumë i kënaqur me atë që kam bërë këtë vit dhe jam i sigurt se të gjithë e kanë parë, edhe nëse ai nuk e ka parë”, deklaroi më tej Yamal.
Një tjetër emër që ka shkaktuar befasi në listën e të nominuarve është Lionel Messi i Inter Miamit. Argjentinasi zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën amerikane, ndërsa me Argjentinën arriti deri në finalen e Kupës së Botës.
