Policia ka arrestuar sot dy persona nga Gostivari, përkatësisht 42 dhe 48 vjeç, gjatë një operacioni kundër dyshimeve për trafikim të lëndëve narkotike.
Ndërhyrja u krye në rrugën “Beliçica” në Gostivar, teksa dyshohet se po zhvillohej një transaksion droge. Gjatë kontrollit fizik, autoritetet gjetën kokainë dhe marihuanë.
Të lidhura
None found
Pas një urdhri gjyqësor, efektivët kontrolluan edhe banesën e njërit prej të ndaluarve. Aty u zbuluan dhe u sekuestruan gjashtë paketime me kokainë, si dhe një shumë parash në prerje të ndryshme.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku do të vijojë procedura përkatëse. Policia bëri të ditur se ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse.
Pas përfundimit të veprimeve fillestare, të arrestuarit do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme ligjore.








