Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, u takua me ish-kryetarët e Kuvendit. Gashi nënshkroi Vendimin për themelimin e Këshillit të ish-kryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë takimit të tretë me Tito Petkovskin, Nikolla Popovskin, Trajko Veljanoskin dhe Jovan Mitreskin.
Të lidhura
None found
Kryetarët e Kuvendit ishin informuar për idenë dhe qëllimin e miratimit të Vendimit në dy takimet e mëparshme, të mbajtura më 21 tetor 2025 dhe 7 prill 2026.
Sipas Kabinetit të Gashit, Këshilli do të funksionojë si një trup këshillëdhënës dhe konsultativ joformal. Themelimi i tij synon të garantojë vazhdimësinë e kujtesës institucionale të Kuvendit, të nxisë zhvillimin e praktikës parlamentare dhe demokracisë, si dhe të japë mendime profesionale dhe këshillëdhënëse për çështjet me rëndësi për punën e Kuvendit.
Gjithashtu, përfaqësuesit diskutuan çështje të caktuara procedurale që lidhen me punën e Kuvendit. Bashkë me to, u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me digjitalizimin e punës së Kuvendit, në kuadër të Strategjisë Nacionale për Digjitalizim, dhe u diskutua ideja e Bibliotekës së Kuvendit. Në takim u foli edhe për çështje aktuale të tjera me interes për punën e Kuvendit dhe për shtetin, sipas njoftimeve nga Kabineti i Gashit.
