Një 68-vjeçar nga fshati Berovc i Prilepit është gjetur i vdekur në një arë brenda territorit të fshatit, me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në pjesën e kraharorit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Të lidhura
None found
Ngjarja është denoncuar më 11 gusht, në orën 07:33, në SPB Manastir. Sipas njoftimit, A.V. nga Berovci e ka gjetur të pajetë babanë e tij, S.V. (68).
Vdekja është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Prilepi.
Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një pushkë gjuetie, ndërsa në tytën e saj ndodhej një gëzhojë e shkrepur.
Ekipet kompetente kanë kryer ekspertizën në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
