Trendi më i ri: Varëse me rruaza shumëngjyrëshe edhe për celular

Zinxhirë shumëngjyrësh dhe me rruaza të varura në celularë, janë bërë trendi më i fundit i modës.

Nga syzet e diellit dhe te maskat ato kaluan te celularët dhe u japin atyre një pamje me ngjyra dhe të gjallë.

Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Chiara Ferragni janë nga të parat modele që e kanë një të tillë dhe fotot i kanë postuar në Instagram./albeu.com

 

Shtuar 28.05.2021 15:38