E gjeti në krevat me të dashurin? Enxhi dhe Arsimi hakmerren me Anën (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë lajmi se Ana Lleshi, ish-konkurrente e “Përputhen” dhe Enxhi ish-konkurrente e “Love Story” kanë bërë sherr për një djalë pushtoi mediat rozë.

Kryefjala.com përcolli se Enxhi kapi mat në krevat ish-shoqen e ngushtë Anën me të dashurin e saj dhe mes tyre pati përleshje fizike dhe që prej asaj dite Ana ka ende një shenjë në fytyrë.

Pas kësaj hisorie Enxhi duket sikur i ka marrë hak Anës duke u shfaqur në klipin e Arsimit që e ka publikuar vetëm pak orë më parë, ky i fundit është ish-konkurrent i “Përputhen” dhe gjithashtu ish i dashuri i Anës.

Ndarja e tyre nuk ishte aspak miqësore pasi ish-konkurrentët e “Përputhen” plasën thumba për njëri-tjerin në rrjet mënjëherë pas prishjes së marrëdhënies.

Tashmë Ana dhe Arsimi janë koleg në muzikë, por siç duket armiq në jetë./albeu.com/


Shtuar 28.05.2021 15:40