Derbi mes Dinamos dhe Partizanit u shoqërua me emocione të shumta, por edhe me një episod të rrallë: gjatë 90 minutave u akorduan katër penallti, të gjitha në favor të Partizanit.
“Demat” realizuan dy prej tyre, me Fadairon dhe Skukën që u treguan të saktë nga pika e bardhë. Aliu dhe Humani nuk arritën të shënonin, por gabimet e tyre nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar, pasi Partizani triumfoi 4-1 ndaj Dinamos.
Të lidhura
None found
Një numër kaq i lartë penalltish në një ndeshje të vetme nuk ishte parë në futbollin shqiptar që prej vitit 1979. Edhe atëherë bëhej fjalë për një derbi, atë mes Dinamos dhe Tiranës, i cili përfundoi me të njëjtin rezultat, 1-4.
Dallimi mes dy takimeve qëndron te numri dhe ndarja e 11-metërshave. Në fitoren e Tiranës ndaj Dinamos në vitin 1979 u akorduan pesë penallti: tri për dinamovitët dhe dy për Tiranën.
Dy raste të tilla janë ndër statistikat më të veçanta të futbollit shqiptar, duke rikthyer në vëmendje një rekord të vjetër, këtë herë me një tjetër shpërndarje të penalltive.








