Shenjat që paralajmërojnë fundin e një martese, edhe kur çifti nuk e ka kuptuar ende

Jo gjithmonë një sherr i madh shënon fundin e një lidhjeje. Shpesh, ajo çka e shkatërron gradualisht martesën është zhdukja e heshtur e respektit, e komunikimit dhe e vëmendjes ndaj tjetrit.

Të lidhura

None found

Çdo bashkëshortëri përjeton luhatje, por disa tipare të caktuara të sjelljes i bëjnë njerëzit të dyshojnë se një çift nuk ka të ardhme. Një debat i gjerë u përhap pikërisht mbi këtë temë në platformën Reddit, ku një pjesëmarrës pyeti: “Cila është shenja e parë që tregon se një çift do të ndahet, edhe kur ata vetë nuk e shohin ende?”

Mijëra reagime shoqëruan komentet, ndërsa u dalluan qartë disa sinjale të cilat përdoruesit i njihnin nga jeta e tyre vetjake, por edhe përmes fushës ku punojnë – nga specialistët e divorcit e deri te fotografët që mbulojnë ceremoni martesore.

Kur flet keq për bashkëshortin pas shpine

Sipas shumë të pranishmëve në diskutim, një nga treguesit më të hershëm të rrezikut është mënyra si njëri flet për tjetrin në mungesë të tij.

“Nëse çdo bisedë përfundon duke u ankuar se sa shumë të acaron partneri, zakonisht ky është një sinjal i keq”, shprehet dikush.

Me fjalë të tjera, kur respekti zhduket në prapaskenë, vështirë të ruhet në skenë, raporton Telegrafi.

Heshtja si formë dorëzimi

Një vërejtje mori vëmendje të veçantë.

“Qetësia në çift ekziston vetëm sepse njëri ka hequr dorë krejtësisht nga shprehja e ndjenjave dhe nevojave të veta.”

Në pamje të parë, lidhja mund të ngjajë paqësore, por pas asaj heshtjeje fshihet shpesh një dorëzim i brendshëm.

Mungesa e bisedave thelbësore para dasmës

Një tjetër pjesëmarrës rrëfeu historinë e një çifti që i dha fund martesës pas më pak se 12 muajsh, sepse nuk kishin diskutuar kurrë planet e tyre të së ardhmes.

Ajo synonte të rikthehej në vendlindje dhe të krijonte shpejt një familje, ndërsa ai parapëlqente të qëndronte në metropol dhe të shijonte jetën pa fëmijë.

“Njerëzit shpesh mendojnë se do të merren vesh hap pas hapi për këto çështje. Në të vërtetë, janë pikërisht këto dallime që çojnë më shpesh në shkatërrimin e martesës.”

Çfarë zbulon dasma përtej festës

Një ish-fotograf dasmash ndau përvojën e tij dhjetëvjeçare, duke thënë se kishte dalluar të njëjtin model te shumë çifte.

“Shumë prej ish-çifteve që kam fotografuar janë sot të divorcuar. Ajo që bie në sy është se zakonisht këta ishin ata që i kushtonin më shumë rëndësi setit fotografik sesa vetë ceremonisë.”

Një tjetër përdorues kujtoi një dhëndër që, gjatë pritjes, i përplasi tortën në fytyrë nuses, megjithëse ajo e kishte paralajmëruar që ta shmangte një gjë të tillë.

“Ajo po qante në tualet duke u orvatur të riparonte grimin. Ai ishte aq i pirë, sa nuk e kuptoi fare se ç’bëri. U divorcuan pas 14 muajsh.”

Kur partnerët jetojnë në botë krejt të ndara

Një nga përgjigjet më të përsëritura ishte se bashkëshortët e ndërpresin ndarjen e përditshmërisë.

Ai del vetëm me rrethine tij, ajo me të sajën. Nuk i njohin miqtë e njëri-tjetrit, nuk ushqehen bashkë, flenë në dhoma të veçanta dhe rrallë kalojnë çaste së bashku.

“Respekti është shtylla e çdo lidhjeje. Kur ai zhduket, martesa ka vdekur tashmë, vetëm se ata ende nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë.”

Problemi i parave sipas një avokati

Vëmendje të posaçme tërhoqi komenti i një avokati i cili prej 18 vitesh ushtron profesionin në të drejtën familjare.

“Një çift që nuk mund të diskutojë haptazi dhe sinqerisht për financat, nuk do të qëndrojë bashkë. Këtë ma ka mësuar praktika ime 18-vjeçare.”

Paratë, sipas tij, përbëjnë një nga shkaqet më të shpeshta që i largon partnerët nga njëri-tjetri.

Një përdorues e përmblodhi të gjithë këtë dinamikë me një frazë të vetme:

“Njëri partner kthehet në prind, kurse tjetri bëhet edhe një fëmijë më tepër.”

Një marrëdhënie e tillë, sipas shumicës, me kalimin e kohës e shuan tërheqjen dhe gjeneron një ndjenjë të thellë frustrimi.

Kur grindjet nuk synojnë më mirëkuptimin

Pjesëmarrësit veçuan edhe një model që shpesh anashkalohet.

“Kur gjatë një zënke e kupton se partneri nuk përpiqet më të të kuptojë, por thjesht do të fitojë.”

Atëherë objektivi nuk është më tejkalimi i problemit, por të provuarit se cili ka të drejtë.

As pushimet nuk i shpëtojnë dot pa sherr

Shumëkush beson se një udhëtim i përbashkët e tregon më së miri gjendjen e vërtetë të një çifti.

“Nëse nuk arrijnë të merren vesh as gjatë pushimeve, vështirë se do të shkojnë mirë në rutinën e përditshme.”

Rrjetet sociale zënë vendin e realitetit

Disa vunë në dukje se çiftet që mundohen pandërprerë të provojnë lumturinë e tyre në platformat online, shpesh kanë probleme serioze pas ekranit.

“E teprojnë duke u përpjekur t’i tregojnë botës një jetë të përsosur.”

Kur batutat për divorcin nuk janë më thjesht humor

Ndoshta përgjigjja që u vu re më shumë ishte ajo e fundit.

“Nëse vazhdimisht bëjnë shaka për ndarjen, herët a vonë dikush nuk do të jetë më duke bërë shaka.”

Në përmbyllje, një numër i madh përdoruesish ranë dakord se ekziston edhe një tregues tjetër që pothuajse asnjëherë nuk dështon.

“Apatia.”

Sepse, siç shkruajnë shumë prej tyre, martesën më shpesh nuk e prish një zënkë e fuqishme, por çasti kur njërit prej partnerëve thjesht fillon t’i bëhet gjithçka njësoj.


Shtuar 22.07.2026 09:24

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş