Meshkujt më tradhtarë të zodiakut

Në bazë të shenjave astrologjike ka meshkuj që tradhtojnë e të tjerë që qëndrojnë besnikë. Zbuloni kush fiton ”Palmën e Artë” si më tradhtarët dhe të tjerët që renditen me poshtë.

Shigjetarët. Duke qenë një shenjë zjarri, shigjetarët janë kampionët e tradhtisë. Ata e urrejnë rutinën e përditshme dhe janë goxha impulsivë. Të etur për të mësuar sa më shumë, ata përdorin joshjen e personave të tjerë për të arritur qëllimin. Nëse lidheni me një shigjetar dijeni se nuk do i mungoni aspak sepse përherë gjejnë mënyrën për t’u ngushëlluar.

Binjakët. Binjakët janë Don Zhuane të vërtetë që adhurojnë të ndihen të dëshiruar. Duke qenë edhe komunikues të mirë ata e kanë të lehtë të zënë shoqëri. Në mendjen e tyre ka një synim: Sa më shumë njohje aq më mirë, por pa kaluar në afrimitet të madh. Tejet kureshtare, binjakëve ju duket sikur të tjerët kanë diçka më të mirë se ata dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë.

Dashët. Të njohur për kokëfortësinë, dashët janë edhe ndër meshkujt më tradhtarë. Spontanë dhe impulsivë, ata nuk e kanë të vështirë të realizojnë njohje, por nuk qëndrojnë gjatë më ata që takojnë dhe ja mbathin në kërkim të diçkaje të re.

Nga ana tjetër lum ato femra që kanë në krah meshkuj të shenjës së: virgjëreshës, demit, bricjapit, peshqve, gaforres dhe akrepat. Lumturohuni sepse keni fituar lotarinë duke pasur ne krah meshkujt më besnikë të zodiakut.

Shtuar 23.09.2022 23:15