E përgatisni vetë në shtëpi, nutricionistja zbulon si t’i djegim kaloritë e festave me kefir

Kaloritë e marra gjatë festave të fundvitit është një ndër ato që gjëra që shqetësojnë jo pak njerëz, por si t’i eleminojmë ato?

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është diskutuar pikërisht për këtë temë, ku të ftuarat në studio kanë dhënë këshilla përsa i përket këtij “problemi”.

Enkelejda Ferrollari: Djathi i bardhë ka përqindje më të lartë uji, kështu që si rezultat i kësaj, është dhe më i përqendruar në yndyrna, në përbërës ushqyes. Djathin parmixhan ne e hajmë të grirë në një lugë kafeje ose në copa të vogla, ndërsa djathin e bardhë e hajmë në copa më të mëdha, kështu që ka edhe më shumë përqendrim kalciumi djathi parmixhan, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të hamë më shumë djathë parmixhan.

Freskida Miloti: Edhe kefiri është shumë i mirë në fakt.

Enkejelda Ferrollari: Kefiri është shumë i mirë.

Freskida Miloti: Kefiri është një lloj kosi dhe na ndihmon në tretjen tonë dhe në normalizimin e florës bakteriale.

Rudina Magjistari: Kefirin, a mund ta përgatisim vetë?

Freskida Miloti: Po, përgatitet.

Rudina Magjistari: Do të fillojmë të eleminojmë darkën pak nga pak gjatë kësaj periudhe?

Enkelejda Ferrollari: Jo, nuk duhet të eleminojmë asnjë vakt, por t’i kufizojmë ato, t’i bëjmë racione më të vogla.


Shtuar 4.01.2022 09:50