A ju pëlqen të pini kafe të hidhur? Ja çfarë thotë për personalitetin tuaj

Shkencëtarët nga Universiteti i Insbrukut kryen një studim në të cilin hetuan nëse lloji i kafesë që një person pi ka të bëjë me tiparet e personalitetit të tij. Rreth 1000 burra dhe gra morën pjesë në dy studime të kryera nga psikologët Cristina Sagioglu dhe Tobias Greitemeyer. Ata arritën në përfundimin se njerëzit që shijojnë shijet e hidhura kanë karakteristikat e personaliteteve antisociale, shkruan albeu.com.

Subjekteve iu kërkua të shkruanin se sa i shijonin shijet e ëmbla, të tharta, të kripura dhe të hidhura.

Më pas atyre iu dha një test personaliteti për të përcaktuar simptomat e sjelljes antisociale si agresioni, manipulimi, psikopatia dhe prania e narcisizmit dhe sadizmit të përditshëm.

Studiuesit vunë re një lidhje të qartë midis prirjeve antisociale dhe preferencës për shijet e hidhura.

“Rezultatet e të dy studimeve konfirmuan hipotezën se ky fenomen lidhet me disa tipare të personalitetit, mbi të gjitha me sadizmin dhe psikopatinë”, thuhet në studim.

Pjesëmarrësit që zgjodhën shijet e hidhura, si kafeja e zezë, uji me gaz, rrepka dhe selino, treguan më shumë prirje për tipare antisociale sesa ata që zgjodhën ëmbëlsirat.

Studimet e mëparshme nga shumë studiues sociologjikë kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis asaj që hani dhe mënyrës se si ju shohin të tjerët.

Për shembull, një studim arriti në përfundimin se njerëzit që pëlqejnë ushqimin e ëmbël ka të ngjarë të shihen si të sjellshëm dhe të bukur në sytë e të tjerëve. /albeu.com/