Zelensky: Ukraina ka çliruar “dhjetëra” vendbanime këtë javë

Trupat ukrainase kanë bërë “lëvizje të shpejta dhe të fuqishme” në jug të vendit dhe kanë çliruar “dhjetëra vendbanime vetëm këtë javë”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

Në fjalimin e tij të përnatshëm, presidenti ukrainas tha: “Ushtria ukrainase po përparon në mënyrë mjaft të shpejtë dhe të fuqishme në jug të vendit në kuadër të operacionit aktual të mbrojtjes. Vetëm këtë javë, që nga pseudoreferendumi rus, janë çliruar dhjetëra qendra të popullsisë. Këto janë në rajonet Kherson, Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk të gjitha së bashku.”/albeu.com


Shtuar 4.10.2022 22:03