Pjesa e parë Inter-Barça: Shpërthen “Giusseppe Meazza”, Calhanoglu realizon supergol (VIDEO)

Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Interit dhe Barcelonës me rezultatin 1-0.

Spanjollët kanë qarkulluar bindshëm topin këto 45 minutat e para të lojës, ku kanë tentuar me Dembele dhe Leëandoëskin të gjejnë golin, por pa rrezik për Onanën.

Inter nga ana e tjetër ka tentuar disa kundërsulme të rrezikshme, duke e vënë në vështirësi Ter Stegen. Në fillimin e lojës, Calhanoglu tentoi një goditje potente nga jashtë zone, por portieri gjerman arriti ta priste me vështirësi. Më vonë, një penallti ishte gati të jepej për zikaltërit, por Correa ndodhej më parë në pozicion jashtë loje.

Disa çaste më vonë, një kundërsulm i shpejtë nga Inter, Correa avancon i vetëm duke shmangur Ter Stegen dhe duke shënuar, por gjyqtari anësor ngre flamurin për pozicion të parregullt.

Por, Inter ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 46-të të lojës.

Pas disa përpjekjesh brenda zonës, topi vjen drejt mesfushorit turk i cili godet fuqishëm nga jashtë zone dhe Ter Stegën nuk gjendet aty për ta pritur.

/ h.ll/albeu.com

Shikoni golin

 

 

 

 


Shtuar 4.10.2022 21:51