Vrau kolegun e tij në ambientet e komisariatit, flet efektivi: Më ngacmoi me fjalë

Ngjara e ndodhur në komisaritatin nr.3 në Tiranë mbrëmjen e sotme tronditi jo pak vendin.

Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi për vdekje 7 herë kolegun e tij Çaush Saliasin, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Në dëshminë e tij, efektivi 25-vjeçar ka deklauar se viktima e ka ngacmuar me fjalë për një kohë të gjatë dhe të gjitha këto i kishte akumuluar.

“Më ka tallur, ngacmuar me fjalë, i kisha akumuluar”, ka thënë ai./albeu.com